Mediat spanjolle raportojnë se Xabi Alonso nuk do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit, pavarësisht humbjes së rëndë 2-1 ndaj Manchester City në Champions League.
Sky dhe burime të tjera pranë klubit konfirmojnë se drejtuesit e Real Madrid mbeten të kënaqur me punën e Alonos dhe nuk planifikojnë ndryshime në stol në këtë moment, pavarësisht presionit të madh pas rezultateve të fundit.
Alonso, pas humbjes 2-1 ndaj Manchester City, u shpreh me vendosmëri “Do ta kthejmë situatën, jam shumë i sigurt”.