Xhaçka për aksidentin tragjik në Ukrainë: Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin ukrainas

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, pas aksidentit tragjik në Ukrainë, ka shkruar një mesazh ngushëllimi

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka,

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Ukrainë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Xhaçka ka thënë se zemrat dhe lutjet shkojnë për të gjithë popullin ukrainas.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe tre fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmijëve në periferi të Kievit, të mërkurën.

“Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës  për humbjen tragjike të jetës së ministrit Monastyrsky, zyrtarëve dhe civilëve të tjerë, duke përfshirë fëmijë në një rrëzim helikopteri pranë Kievit. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin ukrainas”.

Sipas Ihor Klymenkos, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit.

Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ishte një nga personat në bord të helikopterit. Zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, gjithashtu humbën jetën në incident.

Bëhet e ditur se janë edhe 29 persona të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.

Kuleba shtoi se ka njerëz të lënduar, por nuk dha detaje të tjera.

Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika