Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka folur edhe për vendimet e sotme të qeverisë në detyrë, përfshirë vendimin për shtesat për nënat lehona.

Ai ka thënë se vendi duhet të frymojë në frymën e marrëveshjeve politike në interes të përgjithshëm.

“Çdo veprim që po e bën Lëvizja Vetëvendosje, edhe në formën e 100 eurove që e ka shpërndarë nëpër qytetarë, ato nuk kanë prodhuar zgjidhje, ato kanë prodhuar shpenzime në Shqipëri apo diku tjetër, por nuk kanë prodhuar zhvillim ekonomik. Situata të tilla,” ka thënë ai.

“Ne e kemi një situatë ekonomike jashtëzakonisht të keqe, pikërisht prej politikave të cilat i ka përdorur kjo qeveri, pikërisht ne dallojmë në konceptin zhvillimor…,” ka thënë Xhaferi.

“Çdo vendim i kësaj qeverie duhet të jetë i matur, se edhe drejtorat të cilët ka bërë në periudhën [në detyrë] janë vendime politike, nuk janë vendime të një qeverie,” ka thënë ai.

“Albin Kurti është deputet në Parlamentin e Kosovës, nuk mund të shkoj në Qeverinë e Kosovës… ndoshta edhe po i pëlqen pozita, por ne duhet të shikojmë në aspektin politik, por edhe në aspektin e përfitimit të përgjithshëm,” tha ai në FIVE në RTV Dukagjini.