Dimitar Kovaçevski ka përfunduar periudhën e tij si kryeministër, duke dorëzuar zyrtarisht detyrën te Talat Xhaferi.

Gjatë fjalës së tij, Kovaçevski ka theksuar ndryshimet pozitive në fushën e financave, të infrastrukturës, të energjetikës dhe të bujqësisë.

Ai, gjithashtu, ka shprehur bindjen se koalicioni evropian do të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Presidenti dalës i dëshiroi suksese kryeministrit të ri shqiptar, Talat Xhaferi, dhe kabinetit të tij në detyrat e reja.

Në anën tjetër, Xhaferi, duke marrë detyrën e re, ka premtuar se qeveria e tij do të respektojë ligjet dhe kushtetutën, duke vendosur prioritetin në organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

“Qeveria në bashkëpunim me Kuvendin, KSHZ-në, OSBE-ODIHR, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të zbatojë të gjitha parakushtet operacionale duke mundësuar që zgjedhjet të zhvillohen me ligjshmëri të plotë, legjitimitet dhe pranim konsensual të vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Xhaferi.

Në lidhje me politikat e jashtme, kryeministri i ri nënkuptoi që do të vazhdojë partneritetin strategjik me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e shpallur integrimin evropian si një qëllim pa alternativë për Maqedoninë.

Ai, gjithashtu, ka përmendur prioritetet e tjera, si reforma ekonomike, sundimi i ligjit dhe rritja e standardit jetësor.

Mes të tjerash, kryeministri i ri Xhaferi ka theksuar se integrimi i vendit në BE mbetet në fokus të qeverisë, duke synuar anëtarësimin deri në vitin 2030.