Xhaferi në Parlamentin Evropian: Demokracia është mënyra më e mirë dhe e vetme e organizimit të shoqërive
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian, ku ka thënë se ka nevojë të sqarohet se çfarë është demokracia. Sipas Xhaferit, “demokracia është mënyra më e mirë dhe e vetme e organizimit të shoqërive”. Më tej, ai ka thënë se individëve duhet t’i mundësohet që secili […]
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian, ku ka thënë se ka nevojë të sqarohet se çfarë është demokracia.
Sipas Xhaferit, “demokracia është mënyra më e mirë dhe e vetme e organizimit të shoqërive”.
Më tej, ai ka thënë se individëve duhet t’i mundësohet që secili të ketë të drejtën të jetojë sipas zgjedhjes personale.
“Duhet të demonstrojmë se si demokracia, barabarësia dhe sundimi i të drejtës bëjnë dallim në jetën e njerëzve”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.
Ai ka përfunduar duke thënë se shoqëria duhet t’a pranojë se “demokracia nuk është sistem i përkryer, por është punë e papërfunduar e cila kërkon një qytetari aktive që të mund të përparojë dhe të ripërtërihet”.















