Xhaferi: Nominimi im për kryeministër ka thyer tabutë në Maqedoni të Veriut

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka shprehur pritshmërinë që Kuvendi të votojë për kryeministër, duke zbatuar kështu marrëveshjen e arritur mes partive politike. Ai ka theksuar se kjo marrëveshje parashikon që 100 ditët e fundit të qeverisjes para zgjedhjeve të jenë në dorë të faktorit politik shqiptar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i nominuari për kryeministër të këtij shteti, Talat Xhaferi, ka thënë se pret që Kuvendi ta votojë për kryeministër dhe në këtë mënyrë të zbatohet marrëveshja mes partive politike që 100 ditët e fundit të qeverisjes para zgjedhjeve në vend t’i takojë faktorit politik shqiptar.

Në një intervistë për RTK-në, Xhaferi tha se me këtë është thyer tabuja e politikave etnike në Maqedoni dhe se është e mundur që shqiptarët një ditë ta kenë edhe postin e presidentit.

“Nën përkujdesje të faktorit ndërkombëtar është monitoruar marrëveshja e Prozhinos, e cila u transformua në ndryshime ligjore dhe u sanksionua me ligjin për Qeverinë, e cila parasheh se që nga zgjedhjet e 2016, qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, 100 ditë para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike. Pra, besoj shumë që ky vendim të votohet në kuvend, sepse është vendim ligjor”, tha Xhaferi.

Tutje, sipas tij, kjo do të bëhet që të mund shkohet në zgjedhjet e rregullta.

Duke folur rreth mundësisë së kundërshtimit të partive të tjera në Maqedoni që të votohet ai si kryeministër, Xhaferi thotë se nuk beson që do të dilet nga korniza ligjore, sepse zgjedhjet janë të rregullta.

“Shumica aktuale qeverisëse nuk ka problem me numrat, kështu që besoj që edhe kjo do të kryhet. Në këtë kontekst nuk mund të bllokohet procesi dhe zbatimi i normave ligjore”, tha Xhaferi.

Ai foli edhe për prioritetet e tij si kryeministër i Qeverisë teknike dhe për vizitën e parë në Prishtinë e Tiranë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika