Xhaferi: Nuk ka dallim 1 apo 100 ditë, Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve
Kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi, gjatë fjalës së tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut ka thënë se nuk ka dallim se sa do të qeverisë një ditë apo 100 ditë, duke theksuar se Qeveria e tij “do të jetë krah dhe zë i qytetarëve”. Xhaferi ka shtuar se […]
Kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi, gjatë fjalës së tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut ka thënë se nuk ka dallim se sa do të qeverisë një ditë apo 100 ditë, duke theksuar se Qeveria e tij “do të jetë krah dhe zë i qytetarëve”.
Xhaferi ka shtuar se edhe pse do të ketë mandat teknik, ai punës do t’i qaset siç ka vepruar në çdo etapë dhe sfidë që i është shfaqur gjatë jetës.
“Edhe sepse mund të quhet qeveri kalimtare që prioritetin e parë do të ketë mbajtjen zgjedhjeve të rregulla presidenciale dhe parlamentare në mënyre të drejtë dhe demokratike”, ka thënë Xhaferi.
Xhaferi ka theksuar se Qeveria e tij do të jetë krah dhe zë i qytetarëve.
“Unë do të vazhdojë programin e qeverisë së kaluar duke realizuar prioritetet e qytetarëve dhe të qeverisë. Për të ecur drejt rrugës së BE-së ne do të bëjmë hapat e duhura dhe të sigurta që i takon një shteti serioz. Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve.
Puna e qeverisë sime do të kalojë edhe nëpërmjet sfidave që do të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe Kushtetuese. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe zhvillimin e vendit, do të jetë obligim i imi. Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë time”, ka shtuar Xhaferi.















