Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ia kthen mbrapa kërkesën për referendum parisë politike të majtë që ta parashtrojë pyetjen në mënyrë të qartë sepse sipas Xhaferit, kërkesa nuk është parashtruar në pajtim me dispozitat e Rregullores, e sidomos neni 136 të saj.

“Në lidhje me Nismën për referendum të parashtruar nga partia politike LEVICA (E majta), vërejta se kërkesa nuk është parashtruar në pajtim me dispozitat e Rregullores, e sidomos neni 136 të saj”.

Me tej ai ka shtuar se ka kërkuar që afat prej 15 ditësh që kjo çështja të harmonizohet me dispozitat e Rregullores së Kuvendi nga partia opozitare.

“Pyetja e parashtruar udhëzon në pyetje të parashtruar në mënyrë të papërshtatshme për arsye se, konkluzionet nuk janë akt i përgjithshëm juridik, ligj apo kushtetutë, të njëjtat sipas natyrës dhe përmbajtjes së tyre”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

“A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?” ishte kërkesa e cila ishte dorëzuare më  28 shtator nga partia politike e majta e cila është duke kërkuar referendum në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu i pari i Kuvendit Xhaferi  kishte hedhur poshtë nismën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.