Jo të gjithë deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e kanë votuar për kryeministër Talat Xhaferin.

Por, kjo nuk ndikoi, sepse në fund Xhaferi u bë kryeministër edhe pa votat e tyre.

Kryeministri Xhaferi, në “Debat Plus”, tha se ata nuk kanë bërë mirë që s’e kanë votuar, edhe pse nuk kanë ndikuar fare në rezultatin në fund.

Ai ka treguar disa raste ku shqiptarët me votat e tyre kanë votuar kundër “interesave të shqiptarëve”

“Nëse i referoheni debateve që janë bë dhe publikisht në media, në të shumtën Ali Ahmeti ka qenë i pyetur se a do realizohet ai premtim. Vlerësimi ka qenë, jo që beson, por edhe do të bëhet. Sa i përket aspektit të vendimeve të deputeteve të partive opozitare, zakonisht një pjesë kanë dalë nga BDI, dy deputetë, një pjesë janë nga ish-koaliconi opozitar Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa dhe një pjesë nga Besa, që ishin koalicion parazgjedhor me LSDM. Në kontest të veprimit nuk mendoj që kanë bërë mirë, qoftë edhe simbolika. Këto simbolika në histori do na përsëritet”, tha ai.

“Në parlamentin grek në 1821 gjuha shqiptare nuk bëhet zyrtare për shkak se një deputet shqiptar nuk ka votu për futjen e gjuhës shqipe në parlament. Në 98-tën në përbërje parlamentare i ndjeri Abdurrahman Aliti, atëherë deputet, në një kohë më vonë edhe kryetar i Prosperitretit. Ishte i propozuar për kryetar të kuvendit, për fat të keq shumica e maqedonëve dhe shqiptarëve që ishin në pozitë nuk e votuan”, vijoi ai.

Kryeministri Xhaferi theksoi se në fund vetë historia do ta japë “verdiktin e saj”.