Xhaka përfundon transferimin prej 21.4 milionësh funte në Bayer Leverkusen

30-vjeçari do të largohet për një tarifë prej 21.4 milionë funte. Xhaka ka thënë se ndonëse largimi i tij nuk është i lehtë, tashmë ka ardhur koha për një aventurë të re

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka përfunduar kalimin nga Arsenali te Bayer Leverkusen pas shtatë sezonesh në veri të Londrës.

30-vjeçari, i cili bëri 297 paraqitje për Gunners, duke shënuar 23 gola dhe duke fituar dy FA Cup, do të largohet për një tarifë prej 21.4 milionë funte.

Siç raporton SkySport, Xhaka duroi periudha të vështira në Arsenal, duke humbur pozicionin e tij si kapiten, megjithatë pozicioni i tij kyç në ekipin e Mikel Artretës nuk mohohet.

Ai luajti një rol vendimtar në përfundimin e dytë të skuadrës në Premier League sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 37 paraqitje.

“Topçinjtë, ka qenë një udhëtim – dhe gjithçka që ka mbetur është që unë të them faleminderit”, shkroi ai në Instagram.

Xhaka ka thënë se ndonëse largimi i tij nuk është i lehtë, tashmë ka ardhur koha për një aventurë të re.

Xhaka ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Bayer Leverkusen dhe po pret me padurim një rikthim në Bundesligë pasi ka kaluar katër sezone me Borussia Monchengladbach më herët në karrierën e tij.

“E njoh ligën nga brenda dhe e pashë kur isha në Londër. Bayer 04 është një klub me një histori mbresëlënëse dhe objektiva ambicioze”, tha ai.

Xhaka ka deklaruar se sheh “një të ardhme të shkëlqyer” me ekipin të cilin e cilësoi si “ambicioz”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika