Xhaka: Përpjekja e Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Zvicrës është e dëmshme dhe përçarëse

Xhaka ka thënë se shqiptarët në Zvicër, përmes punës, kontributit dhe qytetarisë së tyre, ka vite që janë pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e këtij shteti

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, i cili njëherësh është e prindi i yjeve shqiptarë të futbollit, ka reaguar “për ndërhyrjen” që po përpiqet ta bëjë kryeministri, Albin Kurti në zgjedhjet e shtetit zviceran.

Xhaka ka thënë se shqiptarët në Zvicër, përmes punës, kontributit dhe qytetarisë së tyre, ka vite që janë pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e këtij shteti.

“Përfshirja e partive politike të Kosovës në zgjedhjet zvicerane, në rastin konkret e Kryeministrit të Kosovës, nuk i shërben kësaj harmonie. Në fakt, kjo ndërhyrje mund të jetë vetëm e dëmshme, duke hutuar mërgatën dhe përçarë opinionin”, ka shkruar Xhaka.

Ai ka shkruar në faqen e Degës së PDK-së në Zvicër se bashkatdhetarët tanë duan dhe duhet të jenë të lirë që të votojnë sipas bindjeve të tyre – pa direktiva të cilat mund të lëndojnë edhe raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Është e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme, për secilin shqiptar që jeton në Zvicër, që të mbështesë këdo prej kandidatëve nga të gjitha partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Është fat i mirë që çdo ditë e më shumë po rritet numri i kandidatëve shqiptarë për poste politike”, ka shtuar Xhaka.

I pari i PDK-së në Zvicër i ka ftuar të gjithë akterët politik në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të sillen konform përgjegjësive që u takojnë, sepse animi dhe ndërhyrja e partive politike nga Kosova në zgjedhjet e Zvicrës nuk i shërben interesave te bashkatdhetarëve tanë këtu.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika