Xhaka pranon se bleu certifikatë vaksinimi: Ishte gabim, më vjen keq

Granit Xhaka ka pranuar se kishte blerë një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, vetëm pak ditë pasi autoritetet në Zvicër nisën procedurë lidhur me dyshimet për certifikatën e tij. (Blick⁠)

Kapiteni i Zvicrës ka reaguar të hënën përmes një deklarate në Instagram, duke shpjeguar se në atë periudhë kishte pasur shqetësime dhe pasiguri të mëdha rreth vaksinimit.

“Në atë kohë, personalisht isha shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime serioze në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19. Ndjeja mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i rrënuar nga frika dhe pasiguria. Në këtë gjendje të trazuar emocionale, bleva një certifikatë vaksinimi”, ka deklaruar Xhaka.

33-vjeçari tashmë e ka cilësuar vendimin e tij të atëhershëm si gabim dhe ka kërkuar falje.

“Më vjen keq. Marr përgjegjësi për këtë vendim dhe po bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente”, ka shtuar ai. (Blick⁠)

Prokuroria e kantonit të Lucernit kishte konfirmuar hapjen e procedurës për të sqaruar nëse kishte pasur sjellje penalisht relevante lidhur me certifikatën COVID të Xhakës. (Blick⁠)

Rasti ka sjellë pasoja edhe në aspektin sportiv. Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë të ditur se Xhaka nuk do t’i bashkohet grumbullimit të ardhshëm të Përfaqësueses së Zvicrës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika