Xhamia me ligjëratë për fëmijët se si nuk duhet festuar Viti i Ri, sociologia: Kjo i tejkalon kufijtë e njerëzores

Xhamia “Mati 1” në Prishtinë u ka dhënë ligjëratë fëmijëve se si nuk duhet festuar Viti i Ri. Sociologia, Flaka Ymeri, lidhur me këtë çështje është shprehur se të manipulohet me fëmijë është vepër penale dhe se, sipas saj, manipulimet e tilla janë në kundërshtim me të gjitha normat shoqërore

Sociologia Flaka Ymeri

Sociologia, Flaka Ymeri, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, rreth xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, dhe ligjëratës së saj me fëmijët se si nuk duhet festuar Viti i Ri, ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe në aspektin religjioz që të festohet kjo festë.

Ymeri e ka quajtur si të gabuar veprimin e lartcekur, sepse, sipas saj, të manipulohet me fëmijë është vepër penale.

“Po të isha unë prindër i atyre fëmijëve, do ta ndjekësha penalisht, sepse ndikimin që mund ta bësh me fëmijët në raport me prindërit e tyre që prindërit të bindën nga fëmijët, kjo i tejkalon kufijtë e njerëzores duke nxitur destabilizim brenda familjes, dhe duke krijuar konflikte të panevojshme”, ka thënë sociologia.

Ajo ka thënë se shoqëria është degraduar duke u manipuluar në aspektin fetar, se a duhet apo jo të festohet Viti i Ri.

“Unë jam rritur në një frymë multietnike, i përkas besimit mysliman. Siç përgatitem për festën e Vitit të Ri, përgatitem për festën e Bajramit apo festat që na takojnë si besimtarë myslimanë”, ka thënë tutje sociologia, Flaka Ymeri.

Ymeri ka përfunduar duke theksuar se manipulimet e tilla janë në kundërshtim me të gjitha normat shoqërore, duke filluar nga përgjegjësia penale, por, mbi të gjitha, atë morale.

Për më shumë informacione, shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika