Xharra: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Gazetarja, Jeta Xharra, ka thënë se 719 policë kanë vepra penale e prapë vazhdojnë që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës

Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra ka treguar se 719 policë që janë pjesë e Policisë së Kosovës, kanë vepra penale.

“719 policë kanë vepra penale, fajde, keqpërdorim të detyrës zyrtare, 719 policë me vepra penale vazhdojnë me qenë policë. 719 njerëz me tu sillë me armë e kanë të drejtën me vepër penale e kanë armën e kanë pancirin e mujn me e ngre zhag kondo të dojnë e hala mbesin në punë”, tha Xharra.

Sipas saj ngacmuesit, dhunuesit ndaj grave janë në Policinë e Kosovës.

Ajo kritikoi edhe ministrin Xhelal Sveçla se pse po e lejon një gjë të tillë.

“Qysh po lejon Sveçla me i ndejt 29 policë, që kanë dhunë në familje kur Albulena Haxhiu po shkruan strategjia kundër dhunës në familje, një dorë ngreh majtas, një djathtas për të luftuar dhunën, Albulena nuk mund ti thotë prokurorit vepro kështu por, Sveçla mund ti thotë policit,” tha Xharra.

Xharra shtoi se “nuk është në rregull këta policë të dyshuar për dhunë në familje me qenë aty nesër me u marrë me rastin.”

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika