Xharra: U pa nga reagimi i Vuçiqit se ka qenë vendim i mirë nga ana e Kosovës për të marrë pjesë të mbijetuarat e luftës

Arbana Xharra, gazetarja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pjesëmarrjen e Fahrije Hotit, Vasfije Krasniqit, Elhame Muqollit dhe Shyhrete Tahirit në Këshillin e Sigurisë është shprehur se ka qenë vendim i duhur nga ana e presidentes Vjosa Osmani

Gazetarja Arbana Xharra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gazetarja Arbana Xharra, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se pjesëmarrja e katër të mbijetuarave të dhunës gjatë luftës në Kosovë, në Këshillin e Sigurisë ka qenë vendim i duhur.

Sipas saj, presidentja Vjosa Osmani bëri një vendim me vend.

“Presidentja ka pasur një paraqitje fenomenale, dhe vendimi për të marrë me vete katër gra të mbijetuara të masakrës dhe dhunës gjatë luftës në Kosovë ka qenë një reagim shumë me vend,” tha Xharra.

“U pa nga reagimi i Vuçiqit se pse ka qenë një vendim i mirë nga ana e Kosovës,” u shpreh Arbana Xharra, në “Rreth e Rrotull”.

Ndonëse në fillim u përpoq të bllokohej pjesëmarrja e Fahrije Hotit, Vasfije Krasniqit, Elhame Muqollit dhe Shyhrete Tahirit, sipas Xharrës, kjo pastaj kishte pak rëndësi, sepse ato ishin prezente.

“U pa që në fillim nuk u lejuan nuk e dimë se si ka qenë marrëveshja nëse është raportuar se do të merren katër të mbijetuarat me veti apo jo mirëpo, nuk ka rëndësi me rëndësi është që ato ishin prezente në sallë dhe deklaratat e ballafaqimit që Osmani pati me Vuçiqin ishte fenomenale dhe u pa edhe nga mbështetjet që morëm nga vendet e tjera,” shtoi Xharra.

Teksa shtoi se jemi në një momentum që duhet shfrytëzuar, për shkak të gjithë luftës, të rrafshit gjeopolitik, të Rusisë dhe të mbështetjes që kemi nga partnerët euroatlantikë.

Xharra përgëzoi presidenten, Vjosa Osmani, për deklaratat, ballafaqimin, guximin dhe të gjitha faktet që i solli, jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë të pranishmit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York.

Se a do të kenë efekt këto fakte që u thanë në Këshillin e Sigurimit, Xharra thotë se patjetër që po.

“Reagimi Vuçiqit tregon se ai nuk ndihet në një pozitë të favorshme dhe u rikthye dhe iu përmendën se kë ka përfaqësuar Vuçiqi gjatë regjimit të Millosheviqit që ka kryer gjenocid, ne i dimë përpjekjet dhe shtyrja që po bën BE dhe SHBA Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo marrëveshja, siç e tha edhe presidentja, nuk e ka vetëm një nen, mirëpo po kërkohet edhe nga ana e Kosovës zbatimi nga të dyja palët,” ka thënë Xharra.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika