Xhata: Konferenca e drejtorëve të policive evropiane ka sjellur rezultate

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Prishtinë, nënkolonel Fehmi Xhata ka thënë se në konferencën e 42-të e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve evropiane, pjesmarrësit u ndanë të kënaqur me të arriturat e Kosovës

Drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Prishtinë, nënkolonel Fehmi Xhata dhe Edita Doli

Konferenca e 42-të e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve evropiane, njëherësh njëra nga konferencat më të mëdha të mbajtura në vendin tonë, e cila u mbajt në javën e fundit të tetorit, ka sjellur rezultate për bashkëpunime në të ardhmen.

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Prishtinë, nënkolonel Fehmi Xhata, theksoi se nga kjo konferencë e cila u mbajt për herë të parë në Prishtinë, pjesmarrësit u ndanë të kënaqur me të arriturat e vendit tonë.

“Çdo gjë ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur sidomos me mikpritjen dhe të arriturat ndër vite të Policisë së Kosovës”, ka thënë Xhata.

Qëllimi i kësaj konference ishte pikërisht bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar në sferën e sigurisë dhe shkëmbimi i përvojave.

“Konferenca disa ditore ka rezultuar mjaft e suksesëshme, me nënshkrimin edhe të deklaratës së përbashkët nga 26 shtetet pjesëmarrëse, prej dhjetë pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës”, ka thënë Xhata për Radio Dukagjini.

Drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Prishtinë, nënkolonel Fehmi Xhata dhe Edita Doli

Nënkolonel Fehmi Xhata, njoftoi se konferenca e radhës e 43-ta, e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve evropiane është vendosur që të mbahet në Shqipëri, ndërkaq Estonia do të jetë vendi mikpritës pas Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika