Xhaxhai i 18-vjeçarit pas vendimit të Gjykatës: Kam pritur që të dënohen më shumë, nuk e kam pritur mirë

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, i cili mbet i vdekur muaj më parë në Podujevë, ka thënë se nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku një i mitur u dënua me 10 vjet burgim e tjeri me 9 vjet

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu

Xhaxhai i 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, i cili mbet i vdekur muaj më parë në Podujevë, Rrahim Fejzullahu, pas vendimit të djeshëm të gjykatës për vrasësit e Fejzullahut, ka thënë se ky rast ka qenë tragjik dhe se i ndjeri te ta ka lënë boshllëk të madh.

Lexo më shumë: Njëri me 10 e tjetri 9 vjet burgim dënohen të miturit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

“Për mua janë kriminelë sidoqoftë. Dy kriminelë me veturë kur e shkelin një person, pavarësisht se i kanë tre – katër muaj ndërmjet me vjet, edhe me dalë në rrugë me qitë revole, edhe ka pasur shtatë – tetë raste të mëhershme. Këso raste kriminale që i kanë bërë edhe para Lulit tonë të ndjerë dhe të mos dënohem, me ther fëmijën në oborrin e shkollës me thikë, mos me u marrë asnjë ditë në burg, unë nuk e di se çfarë është kjo kështu.

Kam thënë në fillim, po e them edhe tash, inshallah në popullin shqiptar kudo që jeton, le të jetë kjo e fundit me djalin tonë. Por, siç po shihet, a është ligji në mungesë, ose pse nuk po reagojnë, unë këtë nuk e marrë vesh. Unë ia kam lënë drejtësisë”, ka thënë xhaxhai i të ndjerit, duke shtuar se nuk ka vendim që është i mjaftueshëm të ndjerin.

“Kam pritur që të dënohen më shumë, asgjë nuk nuk ishte bërë që edhe ky person të dënohet me 10 vjet burg, jo 9. Të paktën me i marrë dytë nga 10 vjet”, ka thënë ai, duke shtuar se ka kërkuar dënim maksimal dhe vendimin aktual nuk e ka pritur mirë.

Ndërsa, për mundësinë e ndryshimit të ligjit që të miturit të dënohen më shumë se 10 vjet, xhaxhai i Lulzim Fejzullahit kishte diskutuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kur ajo kishte qenë për ngushëllime te ta.

“Ligjin e bën njerëzimi, njerëzit – deputetët, si kryeministri Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla kanë qenë për ngushëllime tek unë. Çdo momente respekt për ta. E kam konsultuar këtë me ata, Albulena Haxhiut i kam thënë ‘oj motër, a ka mundësi me ndërru këtë ligj?’, më tha ligji nuk e lejon mbi 10 vjet. Por, sot e ka mbytur timin, nesër e mbyt tëndin. Këta me dashtë e ndërrojnë, pse nuk e ndërrojnë nuk e di”, është shprehur Fejzullahu në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Ndërsa, avokati mbrojtës, Tomë Gashi, ka thënë se ky rast është shumë i rëndë dhe që shpreh indinjatën ndaj sistemit juridik.

“Sa i përket rastit të Lulit, gjykimi ka përfunduar dje në shkallë të parë. Është shqiptuar vendimi se njëri prej të miturve me 10 vjet burg, e tjetri me 9 vjet, edhe pse të dy janë shpallur fajtorë për shkak të veprës që është më e rënda në kodin tonë penal.

Si do që të jetë, në aspektin njerëzor është katastrofë ajo se çfarë ka ndodhur, dhe familjarët asnjëherë nuk mund të pajtohen me dënimin që është shqiptuar, sepse i është marrë jeta një djali të ri, 18-vjeçar pa kurrfarë arsye”, ka thënë Gashi në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Avokati, Tom Gashi

Ndërsa, për propozimin se të dyshuarit që i bëjnë këto vepra penale të dënohen me dënim kapital, mund të duket “absurd” për shkak se jemi rrugës drejt integrimit evropian. Por, sipas tij, nga mungesa e shqyrtimit të këtij dënimi kemi raste të vrasjes së të ndjerit, Lulzim Fejzullahu dhe personave tjerë që kanë mbetur viktima të vrasjeve të “paskrupullta”.

“Kosova dhe Shqipëria janë bërë si një ‘xhungëll’ dhe çdo ditë në lajmet kryesore sheh raste tepër trishtuese, aq sa dikush lehtësisht vendos t’ia merr jetën dikujt dhe pastaj nëse ai gjendet, kapet dhe dënohet, por jo që përfundimisht nuk do të ketë mundësi të daljes nga burgu. Pastaj raste të rënda që ka në Kosovë, vrasje me porosi dhe situata të tilla që kontribuojnë në një pasiguri të të gjithë qytetarëve”, ka thënë tutje avokati.

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika