Xhaxhai i Lulzim Fejzullahut i bën kërkesë publike që ta përfaqësojë rastin, avokati Gashi pranon

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i ka bërë kërkesë publike avokatit Tomë Gashit që ta përfaqësojë lëndën e vrasjes së nipit të tij, Lulzimit.

“E kam një kërkesë te avokati Tomë Gashi. Tu kisha lut llogaritëm si të duash, merre rastin e djalit në dorë nëse ekziston mundësia dhe ta përfaqësosh lëndën e tij”, tha Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut.

Kërkesa e tij u pranua menjëherë nga avokati Gashi.

“Një kërkesë e tillë është vështirë të refuzohet, por në këtë rast mundet të jetë e pranueshme për interesin e drejtësisë. Po e pranoj”, u deklarua Gashi.

Sipas prizmit të avokatit Gashi, pamjet e publikuara në medie “janë skena si të filmave, njëherë të neutralizohet e pastaj t’i shkaktojë me shkop lëndime vdekjeprurëse”.

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, ka njoftuar se pas vrasjes së nipit të tij, në shtëpi i kanë shkuar familjarë të sulmuesve.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, xhaxhai i të ndjerit kërkon drejtësi nga organet përkatëse.

“Në momentin kur janë rrokë te berberi, aty kishte qenë edhe një polic. E kam pyetur a ka reaguar, më ka thënë nuk ka reaguar. Gjyshi i njërit prej tyre më ka ardhur pas 2 dite në shtëpi, a më pranon, i kam thënë po se shqiptarë jemi. Të rinjtë tha nuk po din, edhe i joni tha është i therur. I thashë nuk është e vërtetë, nuk është bash qashtu, faktet tregojnë krejt tjetër gjë. Kur i ka parë kamerat, atëherë u bind. Më tha, me pas ditë, nuk kisha ardhë”.

“Tjetri babai i sulmuesit ma ka dërguar një njeri tjetër, ka thënë nëse ka nevojë me dërgu jashtë shtetit për ta mjekuar, e dërgojmë me harxhimet e mia. I kam thënë faleminderit, nuk kam nevojë, ma ke mbytur po ta shnoshi, s’kam nevojë. Nga shteti kërkoj drejtësi, kanë gjetur thika apo jo, nipi i ndjerë nuk flet. Unë nuk e di e kujt ka qenë. Djali nuk ka qenë problem. Kush e ka njohur fjalë të keqe për të nuk ka”, tha ai.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika