Xhemaili nga AAK-ja: Kurti po promovon autostradën e nisur nga Haradinaj, që dikur e kundështonte të mos realizohej

Kushtrim Xhemaili, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar lidhur me autostradën e Gjilanit, e cila sipas kryeministrit Kurti është duke u punuar me të

Kushtrim Xhemaili, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar lidhur me autostradën e Gjilanit, e cila sipas kryeministrit Kurti është duke u punuar me të.

Xhemaili ka thënë se ky projekt ishte i nisur gjatë kohës kur qeveriste Haradinaj dhe ishte “bllokuar” me ardhjen e Qeverisë aktuale.

“Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet”, ka shkruar Xhemaili.

Sipas tij, në mungesë të investimeve e sukseseve, kjo qeveri po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara.

“Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vizion”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pasditen e djeshme ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit.

“I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, kishte thënë Kurti, njoftoi Kryeministria.

Kurti është zotuar se do t’i kushtojnë rëndësi punimeve cilësore, ndriçimit dhe sinjalistikës. Po ashtu, ai ka falënderuar edhe ministrinë, punëtorët dhe pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e përmbushin kontratën me punë cilësore.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika