Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit nën mbrojtje të UNESCO-s

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, ka bërë të ditur se xhubleta shqiptare është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Gjersa ka theksuar se një gjë e tillë i’a tregon botës një copëz shqiptarie dhe kjo xhubletë sipas saj do të trajtohet si pasuri e njerëzimit

Ilustrim





Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të ditur se të martën e 29 nëntorit, xhubleta shqiptare është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Nga kryeqendra e Marokut, po ndajë sot me ju një lajm shumë të mirë. Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale sapo miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dhe dijebërjes së saj si pjesë të Listës së trashëgimisë kulturore jomateriale  nën mbrojtjen e UNESCO-s”, ka thënë Margariti.

Gjersa, ka theksuar se xhubleta shqiptare tash e tutje do të përkrahet nga institucionet vendore e ndërkombëtare dhe do të trajtohet si pasuri e njerëzimit.

“Një thesar që në brumin e kohës po rrezikonte dita-ditës të humbiste por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjeshtë një religë e së shkuarës dhe me përfshirjen në këtë listë ajo do të ketë të gjithë mbështetjen, jo vetëm të institucioneve tona por tashmë edhe të atyre ndërkombëtare që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të gjithë njerëzimit”, ka theksuar ndër të tjera ministrja e Kulturës.

Tutje, ajo ka falënderuar gjithë personat që kanë kontribuar në një arritje të tillë dhe sipas saj pranimi i xhubletës në këtë listë i’a tregon botës një copëz shqiptarie.

Ilustrim

“Për të ardhur në këtë ditë sot na janë dashur vite të tëra punë dhe gjejë rastin të falënderoj çdo specialistë, çdo bashkëpuntor, çdo bartës e dijebërës së xhubletës të cilët pa kursyer na kanë ndihmuar që jo vetëm t’i plotësojmë një dosje aplikimi por edhe ti tregojmë mbarë botës që një copëz shqiptarie”, ka thënë ndër të tjera Margariti.

Margariti ka thënë që rasti i ditës së sotme do të jetë shtysë për të arritur më shumë.

“Le të jetë kjo një ugur i mirë edhe për gjitha dosjet që po çojmë në UNESCO, por sot është dita e xhubletës  ndaj le të festojmë të gjithë së bashku, xhubletën e gjithë njerëzimit”, ka përfunduar Margariti.

Vlen të theksohet, se Xhubleta është një mënyrë jetese, një petkë që i shoqëron gratë nga Malësia nga lindja deri në vdekje, shoqëron gëzimin dhe hidhërimin e njerëzve nga kjo trevë.

Ilustrim

Konsiderohet si veshje madhështore, që në këtë përvjetor të pavarësisë kaloi kufijtë shqiptar.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika