Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë.

Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranglistën botërore në secilën kategori.

Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë:

  • Distria Krasniqi (-52 kilogramë)
  • Nora Gjakova (-57 kilogramë)
  • Akil Gjakova (-73 kilogramë)
  • Laura Fazliu (-63 kilogramë)

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen sot, kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu ndeshen nesër.