Xhudistët nga Kosova, pjesëmarrës në Kampin Olimpik në Hungari

Xhudistët më të njohur nga Kosova do të marrin pjesë në një kamp olimpik, i cili do të mbahet në Tata të Hungarisë

Federata Evropiane e Xhudos ka organizuar Kampin Olimpik në bashkëpunim me Federatën Hungareze të Xhudos.

Kampi Olimpik i organizuar nga Federata Evropiane e Xhudos, në bashkëpunim me Federatën Hungareze të Xhudos, ka mbledhur 300 xhudistë nga 38 shtete të 4 kontinenteve të botës.

Nga ekipi i Kosovës, pjesëmarrës ishin Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Anes Veseli, Rios Kuka, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka dhe asistent trajnerit, Fatos Tabaku.

Ky kamp është pjesë e përgatitjeve drejt Kampionatit Botëror që do të mbahet në datat 7-12 maj në Katar dhe garave kualifikuese për Lojërat Olimpike në Paris 2024.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika