Y.Hoxha për takimin e Kurtit me Krasniqin: Ky është sinjali se ky takim ishte i planifikuar

Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, analisti Ylli Hoxha në “Debat Plus” ka thënë se ky takim dukej se ishte i paradakorduar.

“Qeveritë krijohen nëpër zyra po prishen nëpër kafe, prej ZanziBarit kalojmë në Kuvendin e Gardenit, e ky ishte njëfarë sinjali që ishte një takim i planifikuar dhe i paradakorduar që Vetëvendosja dhe PDK-ja kanë gjetur ujdi për shpërndarjen e Kuvendit,” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, edhe Memli e njëjtë dhe Z.Kurti ishin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Ky takim nuk do të duhej të ndodhte sikur të mos kishte një lloj paramarrëveshje për atë se çka mund me u dakordu, t’iu kujtoj që Memli ka refuzuar më 29 korrik 2022 të takohet me kryeministrin, më 18 dhjetor të 2013 dhe më 22 qershor 2023 dhe 18 dhjetor 2023, ka thënë më thirrni vetëm për zgjedhje të jashtëzakonshme, jo për gjëra të tjera”.

Hoxha u shpreh se Krasniqi ka një moskonsistencë të veprimit e që sipas tij nëse Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj refuzojnë, e Memli e pranon, atëherë nëse do të kishte konsistencë, do ta mohonte edhe ai.

“Për mu është etablu një bashkëpunim i ri PDK-VV, i cili do të korrë suksesin e vet për mocionin për shpërndarjen e kuvendit, por ndoshta është edhe një paralajmërim për bashkëpunim të ri në qeveri,” tha Hoxha.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika