Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë, ka konfirmuar klubi pas testeve të kryera të enjten.
Sipas njoftimit, lojtari do të ndjekë një trajtim konservativ dhe nuk do të luajë më në ndeshjet e mbetura të kampionatit këtë sezon.
Megjithatë, gjendja e tij pritet të përmirësohet në kohë për t’u rikthyer dhe për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës.