Yjet e Rock-ut zbarkojnë me 4, 5 dhe 6 korrik në Prizren

Festivali më i madh i rockut dhe bluesit “Prizren Rock and Blues Festival” mirëpret adhuruesit e rockut këtë vikend në Prizren me 4, 5 dhe 6 korrik, duke ofruar një program të pasur me artistët më të njohur vendas dhe botëror.

Disa nga emrat e njohur që performojnë për herë të parë në qytetin e bukur të Prizrenit janë rock-bendi i njohur nga Suedia, Dirty Loops, rock-kitaristi Frank Gambale dhe All Stars, Bon Jovi Experience, Vlatko Stefanovski dhe shumë emra të tjerë. Prej bendeve dhe artistëve shqiptarë, janë grupi 403, Bojken Lako dhe Sokol Keci Band.

Gjatë tri netëve, në periferi të qytetit të Prizrenit, në ITP Prizren ish-kampin gjerman të KFOR-it do të performojnë plotë 12 grupe.

Festivali i hap dyert çdo ditë në ora 17:00 ndërsa performanca LIVE fillon nga ora 20:00.  

Për shkak respektimit të rregullave të sigurisë dhe mbarëvajtjes së Festivalit, sugjerohet që të gjithë adhuruesit të vijnë në kohë dhe të ndjekin udhëzimet gjatë hyrjes.

Hyrja do të jetë FALAS.

Ky festival realizohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe implementohet nga shoqata Melodia e Rock dhe Blues në Turizëm me partner kryesor Komunën e Prizrenit, si dhe shumë mbështetës të tjerë.

Për shkak të interesimt të mediave për ta përcjellur këtë ngjarje kulturore, ftojmë të gjithë gazetarët dhe përfaqësuesit medial të akreditohen për qasje në Backstage dhe Vip-stage për të aranzhuar intervistat me artistët dhe mysafirët përmes ekipit medial të Festivalit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika