Ylber Ramadani po kalon një sezon fantastik me Lecce – mediat lokale e vlerësojnë lart

Ylber Ramadani po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij me fanellën e Lecce-s. Mesfushori i kombëtares shqiptare është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës italiane, duke u bërë lider në fushë dhe shembull për përkushtim e grintë.

Në fitoren e fundit 1-0 ndaj Fiorentinës, Ramadani ishte sërish lojtari që përshkoi më shumë kilometra në fushë – një statistikë që tashmë është bërë e zakonshme për të. Jo vetëm në këtë ndeshje, por në çdo përballje të Lecce-s këtë sezon, ai ka qenë ndër futbollistët që vrapon më shumë, duke treguar formë të shkëlqyer fizike dhe rendiment të lartë.

Mediat lokale në Lecce i kanë kushtuar sot vëmendje të veçantë mesfushorit shqiptar, duke e përshkruar si “zemrën dhe mushkëritë” e skuadrës:

“Ylberit kurrë nuk i ka munguar personaliteti. Për të udhëhequr një skuadër, një popull, një fshat — për të qëndruar në temë.

Në çdo ndeshje, nga fundi, DAZN na tregon statistikën e kilometrave të përshkuara. Ramadani është gjithmonë ndër të parët katër. Gjithmonë. Vrap, cilësi, garë. Por edhe inteligjencë taktike dhe vertikalizime. Mesfushor i plotë.”

Gazetarët italianë theksojnë se pas një sezoni disi më të vështirë vitin e kaluar, Ramadani është rikthyer këtë edicion në nivelin e tij më të lartë, duke u bërë një nga shtyllat kryesore të skuadrës.

“Ky sezon është i Ramadanit të parë – ai i energjisë, i frymës garuese dhe i karakterit. Në total: mushkëri dhe temperament,” shkruan më tej media leccese.

Me këtë formë të jashtëzakonshme, Ylber Ramadani po konfirmon se është një nga mesfushorët më punëtorë dhe të qëndrueshëm të Serie A, ndërsa Lecce gëzon një lider të vërtetë në qendër të fushës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika