Ylli Hoxha: Rama i favorizuar në balotazh ndaj Çekut

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në Debat Plus në TV Dukagjini tregon se gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, mes Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrullah Çekut (LVV).

Sipas analistit politik, Ylli Hoxha, gara e tanishme është e hapur, por Rama shihet i favorizuar në raundin e dytë, jo sepse rezultati aktual është i paarritshëm, por për shkak të natyrës së forcës politike që ai përfaqëson.

“Sepse kapërcimi prej VV-së në PDK është tejet i vështirë, por edhe prej PDK-së në VV si votues është bukur i vështir dhe Përparim Rama është diku në mes, dhe e shoh të favorizuar në raundin e dytë. Gjithsesi është garë e hapur të shohim nëse këta dy janë ata që kalojën në balotazh. Përshtypja ime ka qenë që këta do të kenë distancë të madhe me Uran Ismailin e PDK-së”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika