Ylli Hoxha: Suksesi i proklamuar në Ohër, doli të jetë një dështim i madh

Sipas tij, suksesi i proklamuar në Ohër, që parashikohej të ishte madhështor, tashmë është vlerësuar si një dështim i madh. Ai ka argumentuar se lufta në Ukrainë dhe tensionet me Rusinë kanë ndikuar në ndryshimin e orientimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve në një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, dhe kjo situatë nuk është shfrytëzuar nga Kosova

Analisti Ylli Hoxha në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se suksesi madhështor i proklamuar në Ohër, doli të jetë një dështim i madh.

“Ajo që ka ndodhë dy vitet e fundit, ishte lufta në Ukrainë apo invazioni rus në Ukrainë i cili e acaroi përendimin me Rusinë dhe e homogjenizojë Bashkimin Evropian me ShBA-në në një posturë shumë më agresive ndaj Rusisë, është pritur që do të jetë më i favorshëm për ne dhe tash ky proces dy vjet mbas po na tregon që këtë situatë shumë më mirë e ka shfrytëzuar Serbia se sa ne. Në fakt Serbia ka luajtur shumë më mençur brenda këtij kontekstit të ri gjeopolitik”, ka thënë Ylli Hoxha.

Më tej ai ka potencuar se “plani franko-gjerman ishte plan serioz nësë mirret si tërësi, arriti për shumë pak kohë të degradojë në fazën e vet të implementimit dhe sot më mirë se kurrë e kemi kuptuar në bazë të këtyre dokumenteve dhe paraqitjeve të zotit Kurti kemi mujt me deshifru që në fakt ky deshtim ka ndodhur qysh në marrëveshjen e Ohrit. Ajo që u proklamua nga BE-ja si sukses i madh në Ohër, në fakt ishte dështim i madh. Dështimi dhe degradimi i një plani që në fakt ishte serioz, degradoj në Ohër në përmasa të mëdha dhe kaluan 6 muaj ku palët janë munduar të kamuflojnë këtë dështim duke paraqitu si një farë gjase për sukses duke mbuluar marrën”.

Tutje ai ka theksuar se “është afër mendsh të shkohet në zgjedhje, mirëpo para asaj që duhet zoti Kurti të mbledhë liderët e partive politike dhe të sqarojë mirë këtë situatë, të mbledhë edhe Kuvendin të japë edhe një sqarim në lidhje me këtë situatë dhe pastaj të mirren edhe vendime se si të ecet më tutje”.

“Ky plan që na u prezantua sot, jo që nuk e implementon Kurti, por nuk besoj që mundet asnjë subjekt i opozitës të vijë në pushtet dhe ta bëj. Ky është problem i gjithë neve dhe nuk është problem i një subjekti politik”, ka përfunduar Hoxha.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë takimit të së enjtes në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka prezantuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit, dhe të Aneksit të Zbatimit të Ohrit të 18 marsit.

Por, rundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë tashmë kishte përfunduar pa ndonjë pajtim mes palëve.

Kurti para gazetarëve ka deklaruar se ka qenë i vetmi në takim që ka propozuar “një udhërrëfyes të sekuencuar” për zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika