Ylli i “Barbie” Margot Robbie ka fituar 50 milionë dollarë nga suksesi i filmit

Aktorja 33-vjeçare thuhet se ka marrë 50 milionë dollarë dhe bonuse të tjera në arkë, sipas një burimi të sigurt

Stuart C. Wilson

Filmi Barbie ka qenë kryefjalë e verës duke arkëtuar miliona dollarë.

Triumfi i Barbie ende vijon, pasi arriti të grumbullojë në një muaj 526.3 milionë dollarë vetëm në kontinentin amerikan dhe 657.6 milionë në pjesën tjetër të botës.

Të ardhurat totale, arrijnë në gati 1.2 miliardë dollarë.

Sipas një burimi, aktorja kryesore Margot Robbie, producentja e filmit do të arkëtojë rreth 50 milionë dollarë. Në këtë shumë përfshihet edhe bonusi nga biletat.

Vlen të përmendet se Margot Robbie e bëri filmin përmes kompanisë së saj të prodhimit, LuckyChap Entertainment , të cilën e krijoi në vitin 2014 me Tom Ackerley, bashkëshortin dhe miqtë e saj Josey McNamara dhe Sophia Kerr.

Margot Robbie

LuckyChap Entertainment u krijua për të sjellë historitë e grave, të treguara nga vetë gratë, në ekranin e madh.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika