Ymeri analizon ndryshimin e qasjes së Kurtit: Qartazi kalkulim elektroral

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili së fundi është distancuar nga gjuha e ashpër e përdorur gjatë e pas fushatës së shkurtit, përfshirë etiketimin e një pjese të opozitës si “hajvanë”.

Kurti së fundi ka thënë se nuk i ka quajtur të gjithë opozitarët me atë shprehje dhe se ndoshta ka qenë e nevojshme të zgjidhte një fjalë më të përshtatshme.

Megjithatë, për Visar Ymerin, kjo qasje nuk është shenjë e një transformimi të vërtetë.

Duke folur në Debat Plus, Ymeri ka thënë se zbutja e gjuhës dhe distancimi nga retorika e mëhershme janë të lidhura drejtpërdrejt me kalkulimet elektorale të Vetëvendosjes.

“Unë mendoj që Albin Kurti po e bën këtë distancim të përkohshëm. Meqë qartazi ne kalkulimet elektorale që i kanë bërë, iu ka dal qartazi se po e pengon LVV-në, se po ia shpejton rënien. Dhe kanë thën më mirë është të ndryshojmë qasjen, që së paku elektoralisht mos me u dëmtu LVV-ja. Meqë kjo gjuhë po duket e papranueshme dhe ky polarizimin shoqëror nuk po i sjellë rezultate që kanë menduar që do t’i sjellë. Përkundrazi po i ndëshkon.

Kisha pas shumë dëshirë që kjo me qenë hyrja në një VV të re. E cila sillet si një parti politike. Kryhen zgjedhjet, i këqyrim numrat dhe pastaj fillon më i bë matematikat… unë mendoj që kjo është më shumë në funksion elektoral, ose në funksion të ngadalësimit të rënies ose të ndaljes së rënies në një përqindje të caktuar’, ka thënë Ymeri.

 

Të fundit nga rubrika