Ymeri: Disa deputetë të VV-së e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm

Visar Ymeri, analist politik

Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është përgjegjës vetëm për veten e tij, por edhe për Qeverinë dhe partinë e tij.

Sipas Ymerit, nuk mjafton që Kurti të thotë unë nuk punësoj familjarë të mi, por duhet që edhe anëtarët e partisë së tij të mos veprojnë ashtu.

Ymeri tha se disa deputetë e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm.

“Kurtin e dëgjuam, kur tha asnjëri prej vëllezërve të tij nuk e ka shkelur kurrë ndërtesën e Qeverisë, as prindërit nuk e kanë shkelur ndërtesën e Qeverisë. Këto i përdori si shembull që nuk e mbështet nepotizmin. Mirëpo, kemi pas raste të njerëzve tjerë në VV që i kanë avancuar edhe familjarët e vet, kemi pasur deklarata të deputetëve që kanë thënë megjithatë po avancohen për shkak të profesionalizmit. Është arsyetuar nepotizmi me profesionalizëm. Është problematike nëse shikohet kështu nga kryeministri, sepse ai është përgjegjës për funksionimin e tërë Qeverisë, dhe si kryetar edhe për partinë. Nuk mundet të thotë se ne jemi të mirë sepse unë jam i mirë. Ti mund të jesh i mirë personalisht, por çfarë po bën ta bësh të mirë të gjithë qeverisjen”, ka thënë ai.

Ymeri u shpreh se Kurti nuk po jep fare shpresë se do të qeverisë më ndryshe se të tjerët, sa i përket çështjes së nepotizmit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika