Ymeri: Edhe po ta dërgojmë të gjithë Policinë, FSK-në, EULEX-in dhe KFOR-in në veri, nuk mund t’i detyrojmë serbët të votojnë

Visar Ymeri, analist në Debat Plus





Analisti Visar Ymeri ka deshifruar deklaratat e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovener i cili ka thënë “nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës”.

Për këto deklaratat Ymeri ka thënë se Hovener “është duke folur ma shumë për bojkotin e komunitetin serb ndaj zgjedhjeve të jashtëzakonshme se sa domosdoshmërisht për aktet e dhunës dhe shpërthimet e shok bombave apo çka do që të të kenë qenë ato, por edhe këto janë mjete që pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Edhe po t’i organizonim ne si Republikë e Kosovës, zgjedhjet sipas afateve kushtetuese, bojkotimi i zgjedhjeve ashtu siç po flitet do t’i bënte këto zgjedhje në një farë mënyrë jo valide sepse këto janë komuna me shumicë serbe në Kushtetutë si të tilla.Pra dihet qartë se si udhëhiqen ato edhe si zgjedhën udhëheqësit për to”, ka sqaruar Ymeri.

Sipas tij, “edhe po ta dërgojmë të gjithë Policinë e Kosovës në veri edhe FSK-në edhe EULEX-in e KFOR-in, ne nuk mund t’i detyrojmë serbët të votojnë. Përveç nëse jemi të bindur që mos pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje mund të jetë e lidhur me kërcënimet që vijnë nga grupet kriminale edhe ne iu largojmë atë frik, e të cilën nuk besojë që kemi arrit me bo”.





Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika