Ymeri: Energjia, sektori ku Vetëvendosja ka pasur sukses në kapjen e shtetit

Visar Ymeri, analist, ka thënë se në secilën aferë që po flitet, po del të jetë i përfshirë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Pushtetin gati se të plotë për qesi sene Besnik Bislimi pe shoh, komplet, jo veç ekonomi, por krejt këto rrjetet… për qëllime politike dhe financiare në këtë rast po janë diku të kontrolluara nga ai,” ka thënë Ymeri.

“Investimin më të madh po duket që e ka bë Vetëvendosja me kap shtetin ose institucionet shtetërore ka qenë te energjia, ku ka arrit njëfarë suksesi kogja të madh,” ka thënë ai, duke shtuar se depolitizimi i bordeve ka qenë premtim i Vetëvendosjes.

“Por, këta e kanë ripolitizu e ripartizu, e jo fort me njerëz të partisë, sa me njerëz familjarë,” ka thënë ai.

Tutje, Ymeri ka thënë se skema të ngjashme me këtë të KOSTT-it janë edhe në ndërmarrjet e tjera energjetike, duke përfshirë edhe KEK-un.

“Na këtu po flasim megjithatë për një kompani që do të gjeneronte energji elektrike. Tash, kur e ki ti kontrollin mbi një kompani që gjeneron energji elektrike, në këtë rast me diell, kur e ki kontrollin mbi një tjetër që gjeneron me thëngjill dhe kur e ki mbi pjesën më të madhe të kapaciteteve energjetike, ti pastaj mundesh edhe me bë si me thënë ‘planifikim të nivelit të prodhimit të tyre për me i konvenu tregtarëve që po ashtu janë të tutë,” ka thënë ai.

Gjithashtu, Ymeri ka thënë se decentralizimi dhe diversifikimi i energjisë formalisht po nënkupton kontroll politik përmbi të.

“E kjo nuk është kontroll për qëllime politike, kjo qartazi për qëllime financiare,” është shprehur Ymeri.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika