Ymeri: Është gabim që të goditet Kurti me mjetet e Kurtit – Vetëm një pyetje duhet t’i shtrohet atij

Analisti, Visar Ymeri
Analisti, Visar Ymeri

Analisti, Visar Ymeri ka thënë se është gabim që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të goditet me mjetet e Kurtit apo të subjektit politik të tij, LVV-së. Sipas tij, çështja duhet parë që nga marrëveshja e vitit 2013.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se nga Kosova nuk po kërkohet diçka e re përpos asaj që kishte bërë kompromis në vitin 2013 me marrëveshjen e parë në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është gabim që të goditet Kurti me mjetet e Kurtit apo të LVV-së… Çështja e parë që duhet shtruar është kështu…Kur është nënshkruar marrëveshja e parë më 2013, ajo quhet ‘Marrëveshja e parë për normalizim’, pse quhet, sepse ndoshta do duhej të kishte edhe të dytë e ndoshta edhe të tretë. Ndryshe s’do të kishte kuptim të quhej kështu. Marrëveshja e parë e nënshkruar më 2013 dhe e ratifikuar në kohën kur Hashim Thaqi ishte Kryeministër, edhe në nënshkrim e ratifikim, i ka pasur parim themeltar dy gjëra. E para, të krijohet bashkësia apo Asociacioni siç e kemi quajtur shqip në këmbim të integrimit të serbëve në institucioneve të Kosovës e veçanërisht, serbëve të Veriut, në raport me rregullimin e çështjeve të Kosovës në raport me telekomunikacionin, energjinë e kështu me radhë e në hapjen e mundësive të bashkëpunimit e ndërveprimit rajonal me Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

Ky i fundit ka thënë se “marrëveshja e dytë” është ajo e cila përfshin planin franko-gjerman e cila sipas tij, pak a shumë parasheh që Kosovës t’i hapet prespektiva ndërkombëtare e që e njëjta, nuk po kërkon nga Kosova diçka të re.

“Marrëveshja e dytë pak a shumë parasheh që Kosovës t’i hapet prespektiva ndërkombëtare, nuk është se po kërkohet nga Kosova diçka e re në përjashtim asaj çka i është kërkuar në marrëveshjen e vitit 2013, që është ASK-ja”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se” Jemi në situatë ku po na kërkohet kompromisi të cilin e kemi bërë në vitin 2013 dhe po na premtohet një avancim shtesë i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Dhe pastaj, parashihet që nga viti 2030 ose pas vitit 2030, të bëhet marrëveshja e tretë dhe përfundimtare për normalizim e cila është marrëveshje për njohje reciproke dhe në të cilën, kushti për njohje, së paku siç, po thuhet tash,…po thuhet që atëherë kushti për Serbinë do të jetë antarësimi në BE dhe Serbia do të ketë dy mundësi, antarësimin në BE, që nënkupton njohjen e Republikës së Kosovës ose mosantarësim, në mosnjohje të Republikës së Kosovës…atëherë do të flasë BE për njohje të Kosovës”.

Por, sipas Ymerit, vetëm një pyetje do duhej shtruar Kurtit e që sipas tij, është të pyeturit atë se pse nuk është angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi që nga fillimi i kohës së tij në pushtet.

“Mendoj që vetëm një pyetje duhet t’i shtrohet Kryeministrit, përpos mungesës së transparencës e kështu me radhë. Domethënë, si u bë që dy vite përgjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, përpos faktit që kemi pasur kërkesa jashtëzakonisht të sinqerta nga SHBA-të, që ta marrin këtë proces seriozisht, ne jo që nuk i kemi dëgjuar ato, por madje jemi sill me procesin në mënyrë jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe të paparashikueshme. Kujtone dhjetorin e vitit të kaluar që e kemi sjell në një situatë që për shkak të rrethanave jashtë nesh, për Kosovën nuk mund të kërkohet më shumë sesa që po kërkohet. Këtë problem e lidhi me Kurtin. Ka mundur të merret me dialogun prej momentit që është në pushtet”, ka deklaruar Ymeri.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika