Ymeri: Është hera e parë kur BE dhe ShBA janë njëzëri për dialogun

Ymeri ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai është bërë i pasbesueshëm për partnerët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, si dhe për vendet e rajonit. Ymeri e ka akuzuar Kurtin se nuk po merr përgjegjësi për procesin e dialogut me Serbinë dhe se ai është i papërgjegjshëm dhe mashtrues në sytë e diplomatëve ndërkombëtarë

Visar Ymeri në RTV Dukagjini

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është bërë i pasbesueshëm për ShBA-të dhe për BE-në, për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit dhe është hera e parë kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë njëzëri për dialogun.

“Është veçori kulturore e jona, e veçanërisht e kësaj Qeverie që mos me marrë përgjegjësi, domethënë ndodh diçka, ndodh nën pushtetin tënd, ti e ke pushtetin ekzekutiv me 50% dhe ti mjaftohesh me fjalinë ‘une nuk kam faj’ dhe me kaq ti e kryn përgjegjësinë tënde si kryeministër karshi një procesi jashtëzakonisht të rëndesishëm të vendit”, ka thënë Ymeri.

Tutje ai ka theksuar se “kështu nuk bëhet politika, kështu nuk merret përgjegjësia. Kështu në sytë e diplomatëve ndërkombëtar dokesh edhe si i papergjegjshëm, por nga pak edhe si mashtrues”.

“Është hera e parë pas një kohe të gjatë të administratës Trump, ku BE-ja dhe ShBA-të flasin njëzëri për procesin e dialogut. Një unifikim të tillë më së shumti e ka kërkuar Kurti, si opzitar dhe si kryeministër. Madje ka thënë pasi kemi tash këtë aleancë është shancë e jashtëzakonshme që të shtyhet përpara procesi i dialogut. Kur ka qenë e ndarë ShBA-të pasi dukej se përkrahnin një pjesë e tyre një projekt tjetër dhe BE-ja e ndarë knej, zoti Kurti thoshte ‘jo, jo ne me BE-në jemi, mirëpo natyrisht më së miri do të ishte që këto të dyja të jenë bashkë’ dhe ashtu pasi ndodhi ky unifikim që ne donim, atëherë thamë që BE-ja qenka me Serbinë, mirëpo edhe pas një viti ne prap po i njohim si ndërmjetësues”, vijon ai.

Ndër të tjera sipas tij “këtu qëndron thelbi i problemit që kanë me zotin Kurti dhe me neve. Propozimi që Borell tha ‘diçka jep e diçka merr’, por duhet me nis një proces kredibil, që i bie që deklarimet e zotit Kurti nuk janë kredibile pasi nuk është i besueshëm”.

“Kryeministri jonë është i pasbesueshëm për ShBA-të dhe për BE-në, për Shqipërinë, për vendet e rajonit është bë i pa besueshëm. Si pozicion nuk më pëlqen aspak”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe, takimi i Kurtit me Vuçiç-in, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, ka zgjatur gati dy orë.

Takimet në Bruksel këtë të enjte kanë filluar nga që nga ora 9:00.

Fillimisht liderët e dy shteteve respektive kanë pasur takime të ndara me ndërmjetësit evropianë.

Pasi i përfundoi takimet ndaras, dhe në prag të takimit trepalësh, pati një reagim nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Borrell tha “është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”.

Pas takimin me Borrell-in dhe Lajçak-un, kishte reagim edhe nga presidenti serb Vuçiç.

Përmes një postimi në Facebook, Vuçiç teksa njoftoi për takimin me përfaqësuesit evropianë, shkroi se “bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”.

Në takimin e fundit në Bruksel, Vuçiç dhe Kurti nuk u ulën në të njëjtën tryezë.

Kosova dhe Serbia ishin dakorduar për Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në Bruksel më 27 shkurt, dhe e përforcuar me planin e zbatimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars.

Mirëpo, tensionet e krijuara në Veriun e Kosovës që nga 26 maji e kishin lënë në hije zbatimin e saj.

Prandaj, edhe ky takim ishte në kontekst që palët të zbatojnë atë që e kanë pranuar.

Marrëveshja e pranuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmbante 11 nene.

Aty Kosova – pos tjerash – pranonte që t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet e arritura me herët, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe pajtimin për një status special për Kishën Ortodokse Serbe.

Serbisë i kërkohej që të mos e pengonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përgjithësisht njëfarë njohje de-facto të shtetësisë.

Ky takim në mes të Kurtit dhe Vuçiç-it është i pari pas më shumë se katër muajsh.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika