Ymeri: Integrimi i serbëve duket se mund të bëhet vetëm përmes Asociacionit

Visar Ymeri, analist politik

Integrimi i serbëve të Kosovës që jetojnë në veri, sipas analistit Visar Ymeri, me shumë gjasë mund të bëhet vetëm përmes themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ky qëllim, sipas tij, derivon që nga viti 2013, kur ishte arritur marrëveshja për themelimin e Asociacionit, ku në këmbim strukturat paralele në veri do të integroheshin në sistemin e shtetit të Kosovës.

Ymeri ka thënë se edhe në vitin 2023, gjendja është e njëjtë, ku kërkohet themelimi i Asociacionit në këmbim të integrimit.

“Në vitin 2013, nëse e lexon marrëveshjen, e kemi një kundërkëmbim, “Asociaconi për integrim”. Serbët integrohen në struktura, integrohen në komuna dhe marrin pjesë në zgjedhje. Në kundërkëmbim Kosova e merr përsipër themelimin e Asociacionit. Sot jemi në të njëjtën pikë, integrimin po duket që mund ta bëjmë vetëm përmes Asociacionit. Këtë po na e thonë, kjo është kërkesë e Beogradit, por po na e thonë edhe ndërkombëtarët siç është Gabriel Escobar”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika