Ymeri: Integrimi i shteteve të Ballkanit në BE varet edhe nga reformat

Analisti Visar Ymeri, thotë se integrimi i shteteve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian varet edhe nga reformat. Ai thekson se kërkesa që vjen nga vendet e rajonit për një seriozitet të shtuar të BE-së është e rëndësishme

Analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri thotë se integrimi i shteteve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian varet edhe nga reformat.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ymeri thotë se “jemi në një situatë ku jemi duke ‘e kërcënuar’ njëri-tjetrin”.

“Ata po thonë që ne po e testojmë gatishmërinë e juaj për bashkëpunim në mes vete në mënyrë që pastaj të vini në BE, e ne po ju themi që nëse doni të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin duhet ta hapni derën e BE-së”, thotë Ymeri.

“Janë dy gjëra të rëndësishme që duhet diskutuar përtej situatës në të cilën jemi. Synimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është që Procesin e Berlinit, përafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat të cilat do ta krijonin tregun e përbashkët rajonal, ta ketë reflektimin e vet në përafrimin e rajonit dhe vendeve individualisht karshi BE-së, kjo ndërlidhje është e domosdoshme”, shtoi ai.

Siç thekson Ymeri, kërkesa që vjen nga vendet e rajonit për një seriozitet të shtuar të BE-së është e rëndësishme.

“Mirëpo, përgjigjja e BE-së së paku nga Bledi e tutje është që kjo është data që ne mendojmë që është realiste e integrimit të vendeve tuaja në BE, por mos harroni se ky integrim varet edhe prej shpejtësisë së reformave që i bëni ju”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika