Ymeri: Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon

Përgjatë viteve të inflacionin, Kosova e ka pasur inflacionin më të madh krahasuar me krejt vendet e rajonit, thotë analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, Ymeri ka thënë se ajo që kreu i ekzekutivit po bën është shumë problematike.

“Kjo lojë më shifra është e tepërt, atë që po e bën Kurti është problematike sepse po e shpërfaq një realitet alternativ, duke i përdorur shifrat në mënyrën qysh i konvenojnë, tregimi që po do të tregojë për veten si kryeministër i suksesshëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë, ku ka më së paku suksese. Në Kosovë dallimi në çmimet e ushqimit dhe veçanërisht sasisë së parave që qytetarët i shpenzojnë për ushqim është dukshëm më i madh krahasuar me rajonin”, tha ai.

“Përgjatë viteve të inflacionin, Kosova e ka pasur inflacionin më të madh krahasuar me krejt vendet e rajonit. Arsyeja pse ne sot marrim më shumë të hyra në vlerë nominale është për shkak të rritjes së çmimeve”, shtoi Ymeri.

Për këtë, Ymeri thotë se nuk mund ta quajë sukses ekonomik.

“Ky nuk është sukses ekonomik. Në kohë krizash me u krekos që po merr shumë para për buxhet është mosnjohje bazike e ekonomisë, sepse kjo po i bie që po i varfëron qytetarët, dhe çka po bën Kurti, po i jep në formën e subvencioneve”, tha ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika