Ymeri kundërshton Ramabajën: Shtrirja e sovranitetit në veri ka nisur që nga 2011-ta

Analisti politik, Visar Ymeri, vlerëson se sovraniteti i Kosovës ka nisur që nga viti 2011.

Ymeri, në “Debat Plus” u shpreh se Kosova ka shpallur pavarësinë në kufijtë akutual dhe jo pa veriun teksa kundërshtoi analistin, Sadri Ramabaja, i cili tha se Kurti ka bërë të pamundurën në Veri dhe atë që se ka bërë askush deri tani, njofton Dukagjini.

“Kur është shpall Pavarësia e Kosovës është shpallur në kufijtë aktual, nuk është shpallur kurrë pa veriun si pavarësi e Kosovës. Shtrirja e sovranitetit në veriun e Kosovës ka filluar që nga vitit 2011 dhe ka shkuar etap pas etape – secili veprim atje ka qenë shtrirje e sovranitetit.  Ne e kemi pasur një qeveri që të gjithë kompromisin e bërë deri tani e ka pranuar tek të gjitha marrëveshjet, asnjëri nuk dallon nga tjetri, asnjëri si ka bërë dëm vendit e asnjëri nuk i ka sjell shumë dobi vendit”, u shpreh Ymeri.

Megjithatë, Ymeri u shpreh se vetëm në qeverisjen e Kurtit, Kosova ka ngecur në arenën ndërkombëtare.

“Procesi i lirisë dhe pavarësimit nuk është akti i një njeriu por është proces i gjatë i të gjithëve dhe duhet të shihet se në kuadër të rrethanave cili e ka shfrytëzuar më së miri pozitën e vet në të mirën e Kosovës. Kosova në arenën ndërkombëtare ka ngecur gjatë kohës së Kurtit i cili dje tha se vendi nuk ka qenë kurrë më mirë e kjo do të ishte e vërtetë më herët, por jo tani”, u shpreh Ymeri.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika