Ymeri: Kurti nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, por si i njërës palë

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, por i vetëm i njërës palë”.

Në këtë linjë, Ymeri ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe viktimën e parë këtyre masave, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, të cilin iu anulua një takim të Bruksel.

Anulimi i takimit u komentua edhe nga Kurti, e cili i bëri përshtypje Ymerit.

“Kryeministri nuk po mban qëndrim, kryeministri vetëm po na bie sanksione, asnjë prej qëndrimeve që i ka proklamuar nuk i ka mbajtur. Unë mendoj që as nuk u dashtë mu nis, sepse nuk na kanë sjellë kurrfarë përftimi… A patën suksese masat? Nuk patën sukses asnjëra, pse nuk kanë qenë të menduara mirë sepse siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë kanë qenë taktizim koti dhe i gabuar e jo strategji. E një Qeveri që nuk di me ndërtu strategji me veriun, dialogun e kështu me radhë ka me bë kësi gabime të panumërta. Dhe po pësojmë gjithmonë. Dhe e patë çka tha për Nenad Rashiqin se e kanë ndalë, ai është ministër serb në Qeverinë e Kosovës. O kryeministër masat janë ndaj Kosovës, nuk janë ndaj shqiptarëve dhe serbëve. Ky nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, ky mendon që është kryeministër vetëm i njërës palë… Pse e përmend që e kanë ndalur edhe ministrin serb, a më lëshu veç pse është serb a, çka je ka do me thanë me këtë kryeministër”, ka thënë Ymeri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika