Ymeri: Kurtit nuk mund t’i besohet në asgjë që thotë politikisht
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit. Lidhur me këtë rast, analisti Visar Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se “Albin Kurtit nuk mund t’i besohet më në […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.
Lidhur me këtë rast, analisti Visar Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se “Albin Kurtit nuk mund t’i besohet më në asgjë që thotë politikisht, sepse nuk është duke e mbajtur asnjërën.”
Sipas tij, ka gjëra që Kurti i ka ndërruar e që Ymeri i mbështet dhe do t’i mbështesë, por ka gjëra që mënyra se si flet Kurti e bën jokredibil.
“Nëse ky bëhet jokredibil te qytetarët e Kosovës, nuk po them i jopopullarizuar, por nëse nesër Kurti del e thotë ky është vendimi i Kosovës, nuk mund t’i besojmë më, sepse ne thojmë e ndrron edhe këtë siç i ka ndërruar edhe të tjerat.
Ymeri tha se është bërë jokredibil për partnerët tanë ndërkombëtarë, e sipas tij, si mund të vazhdohet me qeverisjen e tij, teksa u shpreh se kjo është pyetje legjitime.















