Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se partia këtë herë i ka dhënë prioritet profesionistëve dhe personave me prapavijë të qartë profesionale.
“Te LDK në përgjithësi këta i japin më shumë rëndësi personave që kanë edhe një historik profesional, që janë të një fushe, edhe atyre iu ka dhënë një far vlerësimi. Kjo listë i ka disa ndryshime pozitive, në kuptimin që nuk i kemi disa persona të cilët edhe votuesit e kanë ditur se nuk do të bëhen deputetë,” tha ai në Debat Plus.
Ymeri e vlerësoi pozitivisht edhe faktin që kryetarët e komunave nuk janë përfshirë në listë, duke e cilësuar këtë si një vendim të qëlluar të LDK-së.
Ai shtoi se i ka pëlqyer sidomos përfshirja e Shqipe Pantinës në listën e kandidatëve, duke e konsideruar atë një vlerë të shtuar për partinë.