Ymeri: LVV-ja është fituese, tash për tash në nivel të komunave

Analisti politik Visar Ymeri ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve lokale, duke marrë parasysh numrin e komunave që ka fituar dhe ato ku ka arritur të hyjë në balotazh.

Në Debat Plus, Ymeri tha se Vetëvendosja ka treguar rezultat të lartë në nivel komunal dhe ka shanse reale për të fituar më shumë komuna pas balotazhit.

Ai ka shtuar se kur flitet për rezultatet e përgjithshme, edhe PDK edhe LDK janë afër njëra-tjetrës, sidomos në komunat ku kanë fituar pa balotazh.

“Së pari mendoj, fitues tash për tash i nivelit më të lartë të komunave dhe të shansit për të fituar komuna është Vetëvendosja. Meqë është në balotazh në 12, përveç këtyre tri ose katër që i ka fituar pa balotazh. Mirëpo kur jemi të komunat pa balotazh edhe PDK edhe LDK janë diku aty”, ka deklaruar ai.

Ymeri ka theksuar se për të kuptuar saktë fitoret dhe humbjet, duhet bërë tri lloj matjesh.

“Në kuadër të fitoreve dhe të humbjeve duhet ti bëjmë së paku tri lloj matjeve, e para në nivel vendi si ke dalë, dhe në pritjet dhe fuqinë e partisë. A e maksimalizu fuqinë potenciale që e ke si parti për me mbërri rezultate të caktuara. Sepse mundesh për shembull një parti e vogël si Nisma me fitu Malishëvn, e maksimalizon 100 për qind fuqinë partiake që e ka dhe fiton pa balotazh. Unë mendoj që duhet me i vënë në pah këto dallimet”, ka deklaruar Ymeri

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika