Ymeri: Mospranimi i Kosovës në KiE është dështim i qeverisë

Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE).

“Kurti e bën fushatën e vet në kuptimin me e heq si kusht, nuk janë krejt shtetet e QUINT-it dakord, domethënë njëfarë përbashkimi i qëndrimeve të vendeve të QUINT-it ka arritur për mos me e prish unitetin, sepse dikush prej shteteve ka qenë më e ashpër për këtë,” tha Ymeri.

Sipas tij, kjo është mungesë e kredibilitetit të Kurtit.

“Unë mendoj që mungesa e kredibilitetit të Kurtit, jo që veç ka thënë jo në momente të rëndësishme dhe tash bëhesh i pabesueshëm, kur bota dhe shoqëria funksionin në bazë të  fjalës së dhënë, kur kam besim se ti e mban fjalën dhe ti e shkel tre herë atë, unë herën e katërt nuk mund të të besoj,” tha Ymeri.

Sjellja dhe fjalët e dhëna dhe të pambajtura, sipas Ymerit, të ndëshkojnë.

“E dyta është që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është dështim i Qeverisë,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri e përmendi edhe mospranimin në UNESCO, siç ka qenë “dështim i ministrit të jashtëm atëherë Hashim Thaçit, mospranimi në UNESCO, dhe ne i thamë që përgjegjësia është e jotja.”

“E tash po e humbim garën me shtetet njohëse, sepse nuk po na votojnë, kjo është përgjegjësi e qeverisë, qeveria duhet dalë të tregojë se çfarë është folur përgjatë muajve kur është diskutuar kjo punë,” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika