Ymeri: Mostakimi me Ramën dhe mospjesëmarrja e Kurtit në takimin joformal është refuzim i përgatitjes për Procesin e Berlinit

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë dhe refuzimi i drekës së përbashkët këtë të hënë në Tiranë është në njëfarë mënyrë refuzim i përgatitjes për Procesin e Berlinit.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për “refuzimin”, e kryeministrit Kurti që të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, Ymeri ka thënë se “kjo logjika gati se izolacioniste që po e shohim shpesh herë te Kurti, i cili pretendon që vetëm ai mbron politikën parimore dhe askush tjetër mendoj që është jashtëzakonisht e gabuar për Kosovën”.

“Kurti ka bërë gabim të madh që nuk ka shkuar në takim, pa hyrë në arsyet pse nuk ka shkuar. Kam qenë gjithnjë i kënaqur që Kosova të mos i refuzojë takimet rajonale. Refuzimi i takimit me kryeministrin Rama në Prishtinë dhe refuzimi i drekës së përbashkët sot është në njëfarë mënyrë refuzim i përgatitjes për Procesin e Berlinit. Ajo që është fakt është që sot kryeministri Kurti ka munguar në një takim me krerët rajonal i cili ka pasur për qëllim përgatitjen e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor”, ka thënë Ymeri.

“Nuk ka qenë e mençur që të mungojë për atë takim atje i cili vazhdon sot e nesër. Tash po e refuzon Procesin e Berlinit, dhe është shumë keq që të mos dëgjohet Kosova në këtë takim që kanë folur për paketën e financimit, dhe aty zëri i Kosovës nuk u dëgjua fare”, shtoi më tej Ymeri.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika