Ymeri-Muratit: Mësimdhënësit nuk frikësohen as me ndalje të pagave

Ymer Ymeri- SBAShK





Anëtari i Sindikatës së Arsimit, Ymer Ymeri, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se në SBAShK ka persona që kanë probleme me ligjin.

Ymeri tha se edhe ministrat kanë probleme me ligjin, të cilët sipas tij shpesh shkojnë në gjykata.

Tutje, ai tha se ka shpresuar që në Komisionin për Arsim, të diskutohet për zgjidhje dhe jo të akuzohen me njëri-tjetrin.

“Nisu prej qeverisë për të ardhur te sindikata. Se kemi në mesin e ministrave që kanë probleme me ligjin që shkojnë në gjykatë kohë pas kohe. Kam shpresuar shumë që do të bisedojmë se si të gjendet mënyra e realizmit për koston e kërkesave tona”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se greva nuk mund të ndalet, nëse nuk plotësohen kërkesat e mësimdhënësve.

Ai i është drejtuar Muratit duke i thënë se ata nuk frikësohen as nga kërcënimet për ndalje të pagave.

“Anëtarësia është në grevë, jo ne, nuk na dëgjojnë mbi 20 mijë mësimdhënës, pa ua përmbushur kërkesat. Nuk kemi aparat as t’i frikësojmë, as t’i shantazhojmë, asnjëherë, kurrë nuk frikësohen as me ndalje të pagave, se ka ligje që i mbrojnë. As 3.2 milionëshi që ke thënë nuk e di ku janë, sepse e di ku janë, sepse dole në konferencën e dytë edhe e gjete ku janë”, ka thënë ai.

Ymeri ka theksuar se kostoja buxhetore për shtesën e 100 eurove vetëm për mësimdhënësit është rreth 4.5 milionë euro.

“Kostoja do të jetë vetëm në arsim 4.5 milionë euro, për vitin tjetër kostoja është zero, se është në kontratë kolektive dhe e kemi realizuar përmes gjykatës, ka thënë ai.

Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika