Ymeri: Në sytë e Brukselit dhe të ShBA-së, Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje

Sipas analistit Visar Ymeri, Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje, andaj bashkësia ndërkombëtare po kërkon zbatim të marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tutje ka thënë se Kurti duhet të bëhet serioz, e sidomos me deklarimet e tij

Visar Ymeri, analist

“Kam shpresuar që Kurti do të bëhet më serioz, por s’po bëhet, shpresoj që tash të bëhet”, ka thënë analisti Visar Ymeri në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai tutje ka thënë se mazhoranca kur flet për publikun brenda, po harron se ajo është duke folur edhe për publikun jashtë Kosovës.

“Sikur kryeministri Albin Kurti kur po shkruan në Twitter anglisht dhe mendon që na nuk e lexojmë këtu, d.m.th. flet veç me anglishtfolës, sikur kur shkruan veç shqip, dikush i lexon ato”, ka thënë Ymeri.

Ai, lidhur me statusin e postuar të Kurtit për Klanin e Novi Sadit, ka pyetur se “a është sinjal edhe për bashkësinë ndërkombëtare?, Çfarë po don me thënë me të?”, kryeministri.

“Ministrat, e nganjëherë fatkeqësisht edhe kryeministri po flasin sikur mos me ditë për çfarë po flasim. U folke mas 24 shtatorit thua ti se marrëveshja në Bruksel nuk ekziston. Na hala s’jemi tu e kuptu që kemi pranuar marrëveshje me Serbinë, qajo marrëveshje është obligim ligjor për të dyja palët. Na mujna me u tranu tu thënë se qysh nuk ekziston e se nuk e kemi bë, por ajo është”, ka thënë Ymeri.

Ai gjatë debatit me gjithashtu ka thënë se “Në sytë e Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara, Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje. Kurrkush nuk po thotë duhet me arritë marrëveshje më, po thonë duhet me zbatu, sepse e ke arritë marrëveshjen. Qaj tekst është, nuk ka asgjë të re, as s’kemi me i kërku kurrgjo të re Serbisë, e as s’ka me na kërku kurrgjo të re neve”, ka thënë më tej Ymeri.

Sa i përket Asociacionit, ai ka thënë se pak a shumë e dimë se si ka me qenë.

“Tash a do të jetë ai Asociacion ksi a asi, unë mendoj se edhe atë e dimë por s’po donë me folë, se e dimë se si ka mu dok Asociacioni pak a shumë në kontura”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika