Ymeri: Nëse Kosova ka mosbesim absolut te ndërmjetësit, dialogu duhet të ndërpritet
Analisti politik, Visar Ymeri, tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në drejtim të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, tregojnë një mosbesim gati absolut ndaj BE-së. Ai në “Debat Plus” tha se nëse ky mosbesim ekziston, procesi i dialogut duhet të ndërpritet apo të ndërrohen aktorët. Sipas tij, kryeministri Kurti e ka keqkuptuar dialogun me […]
Analisti politik, Visar Ymeri, tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në drejtim të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, tregojnë një mosbesim gati absolut ndaj BE-së.
Ai në “Debat Plus” tha se nëse ky mosbesim ekziston, procesi i dialogut duhet të ndërpritet apo të ndërrohen aktorët.
Sipas tij, kryeministri Kurti e ka keqkuptuar dialogun me Serbinë, duke besuar se është shumë më lehtë sesa që është.
“Në një proces negociator ku njëra nga palët, si Kosova, tregon mosbesim gati absolut, karshi ndërmjetësit, pra BE-së, atëherë ai proces duhet të ndërprehet ose dikush nga akterët të ndërrohet. Kurti dje mundohej të thotë se problemin e ka me Lajcakun, por problemin e ka me BE-në, sepse Kurti ka problem me këtë lloj të procesit të dialogut, për dy arsye. Një që duke e shikuar nga jashtë e ka keqkuptuar procesin e dialogut, e dyta kur është futur brenda ka pasur më shumë besim në aftësi të veta sesa që është dashur të ketë. Më shumë besim te aftësitë e veta prej një intelektuali, diplomati e politikani”, tha ai.
Tutje, ai tha se Kurti ka besim të gabuar kur mendon se Kosova ka fuqi të ndikojë te fuqitë e mëdha botërore.
“Kogja besim të madh të gabuar e tepruar në fuqinë e Kosovës për të vendosur agjenda qysh do Kurti. Kurti e ka një personalitet megaloman politik, nuk lë problem në botë pa ta zgjidhur në kamera. Pastaj këtë e projekton pastaj si njëlloj fuqie e Kosovës si shtet e shqiptarëve në përgjithësi. Kur nisesh me këtë, mendon që vetë prania jote mund t’i ndryshojë gjërat. Sepse mendon që të tjerët kanë qenë tradhtarë”, tha ai.















