Ymeri: Njohja në planin evropian mungon, Kurti duhet të na tregojë pse
Analisti Visart Ymeri ka thënë se në Planin evropian mungon njohja, dhe, sipas tij, duhet të tregojë kryeministri Kurti se pse mungon. Kjo deklaratë e Ymerit erdhi pasi kryeministri Kurti, pas takimit me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin […]
Analisti Visart Ymeri ka thënë se në Planin evropian mungon njohja, dhe, sipas tij, duhet të tregojë kryeministri Kurti se pse mungon.
Kjo deklaratë e Ymerit erdhi pasi kryeministri Kurti, pas takimit me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“…plani franko-gjerman nuk përkthehet me njohje në qendër që ne kemi lobuar si shtet, duke pasur përkrahjen e SHBA-ve… Kurti duhet të ketë përgjegjësi për këtë (për planin franko-gjerman), njohja në këtë plan mungon dhe Kurti duhet të na tregojë se pse”, ka thënë Ymeri.
E, sipas Ymerit, Kurti duhet të dalë të tregojë se pse ka dështuar në arritjen e qëllimeve të tij për njohjen në qendër.
“Më shumë sesa zoti Kurti të dalë të tentojë të thotë që kam synuar të arrijë, ne e dijmë që këtë nuk ka synuar gjithë ta arrijë, së paku çka ka folur, është të na tregojë pse ka dështuar në arritjen e qëllimeve të tij për njohjen në qendër, ndoshta kanë qenë shkaqe objektive dhe të jashtme”, ka shtuar Ymeri.















