Ymeri për takimin Kurti-Vuçiq: Mund të ndodhë në korrik, por janë disa skenarë që dërgojnë në marrëveshje të rëndësishme

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Ymeri, ka thënë se mund të ndodhë një takim midis krerëve të Kosovës dhe Serbisë, por që janë disa skenarë që çojnë në disa marrëveshje, ndër to edhe te nënshkrimi i marrëveshjes për të pagjeturit

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Ymeri

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Ymeri, teksa ka komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se gjatë muajit korrik mund të ndodhë një takim midis kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Por, sipas tij janë disa skenarë të cilët çojnë në disa marrëveshje që mund të nënshkruhen midis dy palëve, e ndër to Ymeri konsideron të jetë marrëveshja për të pagjeturit.

“Ka të ngjarë të jenë dy apo tri skenarë tashmë. Është deklaruar se Kosova dhe Serbia mund të nënshkruajnë një marëveshje, atë të të pagjeturve. Dhe kjo do të mund të bëhej në nivel të dy krerëve të shteteve”, është shprehur Ymeri.

Në një lidhje direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Ymeri ka konsideron se i rëndësishëm është dakordimi midis dy palëve për zbatimin e marrëveshjes për targat dhe nënshkrimin e marrëveshjes për të pagjeturit.

“Nuk është shumë e rëndësishme dita se kur do të mbahet, është e rëndësishme se a do të munden të dy palët të merren vesh për zbatimin e marrëveshjes për targat dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për të pagjeturit”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse të dy palët shohin interes për të vazhduar më tej proceisn negociiues “këto marrëveshje do të ishin tepër domethënëse për vijimin e procesit në mënyrë të mëtutjeshme”.

Megjithatë, ai ka theksuar se ende nuk është paraparë ndonjë agjendë e qartë nëse potencialisht mund të ketë një takim midis dy krerëve të dy shteteve fqinje.

“Deri më tani çka mund të konstatojmë është se vetëm se është përmendur një mundësi por nuk është definitive”, shtoi ai.

Sa i përket vendimit për reciprocitetin me letërnjoftimet dhe çështjen e targave, Ymeri vlerëson se të dyja vendimet kanë qenë të pritshme.

Kjo sepse sipas tij, “e kemi një proces që ka mbetur në gjysmë dhe është një deklarim i kahmotshëm i Qeverisë së Kosovës, se Kosova në këto bisedime është palë, dhe se parimi i reciprocitetit është parimi fundamental që duhet t’i udhëheqë në këto bisedime dhe për aq kohë sa Serbia ka vazhduar ta ketë një qasje të tillë sigurisht që edhe Kosova ka të drejtën e plotë për të përdorur të njëjtën qasje”.

“Se a mund të jetë kjo në favor të zhvillimeve të bisedimeve, sigurisht që kjo është për tu diskutuar, për faktin se Serbia në mënyrë të vazhdueshme edhe duke qenë e mbështetur nga BE-ja deri në një masë, ajo ka treguar një joseriozitet në procesin e bisedimeve me Kosovën dhe prandaj ky moment mund të jetë përcaktues se si mund të rrjedhin gjërat së paku për këtë pjesën e para vjeshtës dhe në këtë mënyrë mund të përcaktojë edhe takimi potencial midis Kurtit dhe Vuçiq”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe, presidentja Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se ky takim mund të ndodh gjatë korrikut, në varësi të agjendës së Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika